Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë Kuvendin e punës, në të cilin pritet që kryetari Lumir Abdixhiku të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit zhgënjyes të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

LDK ka njoftuar se mediat mund të qëndrojnë brenda sallës derisa kryetari Lumir Abdixhiku do të mbajë fjalën dhe pastaj punimet do të mbyllen për media.

Lumir Abdixhiku pas takimit që kishte ditë më parë me nënkryetarët e partisë kishte deklaruar se do të ofrojë dorëheqje nga posti i kryetarit. Ai kisht thënë se nëse LDK-ja nuk e pranon dorëheqjen e tij, ai detyrohet të qëndrojë në pozitën e kryetarit.

Kandidaturën për kryetar të LDK-së e e ka shpallur edhe Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar publikisht se, pas dorëheqjes së Abdixhikut, ai do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të marrë drejtimin e LDK-së.

“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte shkruar ndër të tjera Hoti.

Ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësinë për ringritjen politike dhe organizative të partisë, duke u zotuar se do të udhëheqë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, në përputhje të plotë me Statutin e LDK-së.

Dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë e ka kërkuar edhe Hykmete Bajrami, e cila vetë dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetares si reflektim për rezultatin zgjedhor, ku LDK doli e treta. /Reporteri.net/.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com