Sot (28.01.2026) duke filluar nga ora 17:00, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), do të mbahet protestë me itinerar që fillon nga para ndërtesës së LSM-së në rrugën “Mirçe Acev”, majtas përgjatë rrugës “Filip II i Maqedonisë”, djathtas përgjatë rrugës “11-ti Tetori”, drejt përgjatë rrugës “Dimitrije Çupovski”, djathtas përgjatë rrugës “Vasil Glavinov”, drejt përgjatë bulevardit “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden” deri përpara Qeverisë.
Për këto arsye, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit.
Ministria e Brendshme u u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.