Stojanoski: Me Kodin e ri penal secili në shtet do të duhet t’i respektojë ligjet, ndërkaq drejtësia do të vlejë për të gjithë
Para këtij aksioni ku u arrestua dhe u kap gjykatësi i Gjykatës së Apelit me 350.000 euro të fshehura në mur në shtëpinë familjare, gjithashtu u arrestua edge gjykatësi suprem me 10.000 euro ryshfet, që do të thotë se ajo metastazë në gjyqësorin e vendit ekziston, 35 vite qytetarët e kanë parë, ndërkaq ajo që tani inkurajon është që përfundimisht institucionet tregojnë shenja rezistence ndaj një sistemi të këtillë dhe dëshirojnë ta thajnë këtë kënetë politike gjyqësore e cila thjeshtë e hante sistemin tonë, theksoi Bojan Stojanoski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në televizionin Njusmaks Ballkans në emisionin “Qëndrimi i rajonit”.
Mgid