Përdorimi më i shpeshtë i rrjeteve sociale dhe lojërat online nuk e përkeqësojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, pavarësisht shqetësimeve të përhapura.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ky është përfundimi i një studimi të ri nga Universiteti i Mançesterit.

Hulumtimi nuk gjeti prova se koha e gjatë e kaluar në rrjete sociale apo në lojëra online shkaktojnë rritje të ankthit, depresionit apo vështirësive të tjera emocionale te të rinjtë.

Studiuesit ndoqën rreth 25 mijë nxënës të moshës 11-14 vjeç për tre vite shkollore, duke analizuar zakonet e tyre në rrjetet sociale, frekuencën e lojërave elektronike dhe gjendjen emocionale. Të rinjtë raportuan sa kohë kalonin gjatë ditëve të zakonshme të shkollës në rrjete sociale apo gaming, si dhe iu përgjigjën pyetjeve mbi humorin dhe mirëqenien e tyre mendore.

Rezultatet ishin të qarta: as për vajzat dhe as për djemtë, përdorimi më intensiv i rrjeteve sociale apo lojërat më të shpeshta nuk çuan në rritje të simptomave të ankthit apo depresionit në vitin pasues. Rritja e përdorimit nga klasa e tetë në të nëntën, apo nga e nënta në të dhjetën, nuk pati asnjë efekt negativ të matshëm në shëndetin mendor. Edhe koha e kaluar në gaming rezultoi me “zero impakt” negativ.

Hulumtimi, i botuar në Journal of Public Health, analizoi gjithashtu mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale, bisedat me miqtë, postimet, shfletimi pasiv i përmbajtjeve apo “scrolling”. As këto forma përdorimi nuk rezultuan të lidhura drejtpërdrejt me përkeqësim të shëndetit mendor.

Autorët theksojnë se kjo nuk do të thotë se përvojat online janë gjithmonë të padëmshme. Mesazhet fyese, presioni social apo ekspozimi ndaj përmbajtjeve ekstreme mund të kenë pasoja reale. Megjithatë, fokusimi vetëm te numri i orëve para ekranit nuk është strategji efektive.

Studiuesit vënë në dukje se adoleshentët me ankth ose depresion mund t’u drejtohen rrjeteve sociale ose lojërave si mënyrë përballimi, dhe jo domosdoshmërish që këto teknologji të jenë shkaku i problemeve.

Megjithatë, OBSH paralajmëron se shëndeti mendor i të rinjve në Evropë po përkeqësohet, me mbi një në pesë adoleshentë që jetojnë me një çrregullim mendor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com