Ministria e Jashtme e Kinës përmes një reagimi ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara duhet të lirojnë menjëherë udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro dhe gruan e tij. Sipas Kinës, situata në Venezuelë duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe negociatave.
Ministria shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të garantojnë gjithashtu sigurinë personale të Maduros dhe gruas së tij, duke theksuar se arrestimi i tyre shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe normat ndërkombëtare.
Nga ana tjetër në Kinë do të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes presidentit kinez dhe homologut të tij të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung. Ai mbërriti sot në Pekin për një vizitë zyrtare katër-ditore në Kinë.
Më shumë se 200 biznesmenë të Koresë së Jugut shoqërojnë presidentin ku pritet të diskutojnë çështje të tilla si investimet në zinxhirin e furnizimit, ekonomia dixhitale dhe shkëmbimet kulturore.
Gjatë udhëtimit të tij, Li pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Vizita, e para e Lee në Kinë që nga marrja e detyrës në qershor, filloi disa orë pasi Koreja e Veriut nisi raketa balistike dhe një sulm amerikan ndaj Venezuelës, gjë që rriti tensionet globale.