Madrid – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, i cili kryeson delegacionin maqedonas në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Spanjës, ka realizuar dje në Madrid një takim të rëndësishëm me Shaika Al Nowais, Sekretare e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO) informon Tetovasot.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe pune, ku u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Maqedoni.

Ministri Ljutkov e uroi Al Nowais për zgjedhjen e saj në krye të UNWTO-së, duke theksuar rolin kyç të kësaj organizate në promovimin e turizmit si shtytës i zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në kushtet e sfidave globale për sektorin turistik.

Ai theksoi se Qeveria e Maqedonisë e njeh turizmin si sektor strategjik ekonomik, gjë që ka rezultuar me përfshirjen e tij në Ministrinë e Kulturës, me qëllim krijimin e një qasjeje sistematike dhe menaxhim më efikas të politikave turistike. Në këtë drejtim, ministri informoi se po punohet në përgatitjen e një Strategjie të re për Turizmin, si dokument kyç për zhvillimin e mëtejmë të sektorit.

Në takim u diskutua edhe për rolin e turizmit në zhvillimin e barabartë rajonal, valorizimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e zonave rurale dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ofertës turistike. Theks i veçantë iu kushtua nevojës për regjistrim sistematik të resurseve turistike dhe vendosjes së indikatorëve për matjen e potencialit turistik sipas rajoneve.

Gjithashtu u nënvizua rëndësia e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në UNWTO, si dhe mundësia që ekspertë të kësaj organizate të përfshihen në proceset e edukimit dhe forcimit të kapaciteteve njerëzore në turizëm, me qëllim rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në sektor.

Takimi u vlerësua si bazë e rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe UNWTO-së në periudhën në vijim.

Më herët, ministri Ljutkov zhvilloi edhe një takim pune me Fuad Nagiyev, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Turizmit të Azerbajxhanit, ku u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit bilateral në turizëm, si vazhdimësi e bisedimeve të nisura në Konferencën COP29 në Baku. U shqyrtuan mundësitë për hapjen e tregjeve të reja turistike, nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, organizimin e takimeve B2B dhe promovimin e ofertës turistike të Maqedonisë, me theks në turizmin kulturor, fetar, eno-gastronomik dhe aktiv.

Në kuadër të vizitës, ministri Ljutkov sot do të marrë pjesë në hapjen solemne të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 2026”, që do të mbahet në praninë e Mbretit të Spanjës, Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia.

Aktivitetet në kuadër të FITUR 2026 konfirmojnë përkushtimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për bashkëpunim intensiv ndërkombëtar, forcim të kapaciteteve institucionale dhe pozicionimin e Maqedonisë si destinacion turistik atraktiv, konkurrues dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com