MPB njofton se mbrëmë vonë, në ora 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, para një qendre tregtare në zonën e Gazibabës, së bashku me bashkëshorten e tij janë futur në një automjet taksi me destinacion Bit Pazar.

Pasi kanë mbërritur në destinacion, denoncuesi ka nxjerrë 2.000 denarë dhe 50 euro dhe e ka pyetur shoferin e taksisë sa duhet të paguajë për shërbimin. Shoferi ua ka marrë paratë dhe i ka dëbuar nga automjeti.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com