Në tubimin përmbyllës për kandidatin për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ish-kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të drejtë dhe transparent.

“Të gjithë ata që pretendojnë të përdorin shantazh ose manipulim, siç bëri Halili, duhet ta dinë që koha e thënieve staliniste ka kaluar. Sot është 2026, dhe vota e qytetarëve nuk mund të cenohet. Çdo votë në kutinë e votimit është e mbrojtur, dhe rezultati i zgjedhjeve do të reflektojë vullnetin e popullit”, tha Xhaferi, duke nënvizuar besimin e tij te integriteti i procesit zgjedhor, njofton TS.

Ish-kryeministri u shpreh se qytetarët kanë besim në Valbon Limanin dhe Valdetin, dhe se secili prej tyre ka mbështetje për çdo hap që garanton një proces të drejtë dhe transparent.

“Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi edhe më fuqishëm në këtë fazë përmbyllëse dhe të gjithë shqiptarët të dalin në votime ditën e diel për të rikonfirmuar fitoren e Valbon Limanit duke votuar numrin 3. Faleminderit për vëmendjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”, përfundoi Xhaferi.

Ky fjalim erdhi në një moment kur tubimi përmbyllës synonte mobilizimin e votuesve për raundin final të zgjedhjeve lokale në Gostivar, duke vënë theksin mbi bashkëpunimin dhe transparencën në procesin zgjedhor./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com