“Era po fryn për rininë dhe komandantin” – kështu po përshkruhet atmosfera politike në Forinë, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 11 janar në Gostivar. Aleanca Kombëtare për Integrim ka kandidatë Valbon Limanit, ndërsa angazhimi i figurave të njohura politike ka intensifikuar fushatën në këtë zonë.
Kryeministri i parë shqiptar dhe njëherësh komandanti nga Forina, Talat Xhaferi, sonte ka tubuar rininë e fshatit, duke dhënë mbështetje të hapur për Valbon Limanin. Ndërkohë, gjatë vizitës së Limanit në Forinë mbrëmjen e kaluar, Xhaferi përcolli mesazhin se vendlindja e tij do të jetë vendimtare në vulosjen e fitores më 11 janar në Gostivar.
Më herët, nga i njëjti lokal dhe vendbanim, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Forinë, kishte deklaruar se “era e fitores po fryn nga Forina” për kandidatin e VLEN-it, Nevzat Bejta.
Megjithatë, angazhimi i drejtpërdrejtë i Talat Xhaferit në mbështetje të Valbon Limanit duket se ka ndezur më tej atmosferën politike në Forinë. Sipas burimeve nga terreni, çdo mbrëmje po dërgohen mesazhe politike drejt VLEN-it dhe Adnan Azizit, duke theksuar bindjen se kandidati i tyre nuk do të arrijë fitore, as në Forinë e as në Gostivar.
Zgjedhjet e 11 janarit pritet të tregojnë sa Forina do tç jetë vendimtare për rezultatin final për komunën e Gostivarit.