kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të zëvendëskryeministrit aktual të Qeverisë, Ivan Stoilkoviq, duke i cilësuar ato si alarm serioz për shqiptarët në vend informon Tetovasot.

Sipas Taravarit, Stoilkoviqi është një figurë që, siç shprehet ai, ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete serbe dhe po vepron në mënyrë të hapur kundër shqiptarëve.

“Zv. kryeministri aktual i shtetit, z. Stoilkoviq, është një njeri i cili ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete serbe dhe po i përndjek shqiptarët haptazi dhe qartazi. Ky është alarm i kuq”, ka deklaruar Taravari.

Ai thekson se një situatë e tillë është e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional, duke ngritur pyetjen se si është e mundur që një zyrtar i lartë qeveritar të akuzohet për veprime që, sipas tij, cenojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe të drejtat e shqiptarëve në vend.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com