Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë vitit 2026, duke theksuar se ato mund të zhvillohen në maj ose në tetor informon Tetovasot.

Komentet Taravari i bëri pas fitores së kandidatëve të koalicionit AKI në Gostivar dhe Vrapçisht, duke e cilësuar këtë rezultat si dëshmi të një fryme të re politike që, sipas tij, do të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare.

“Ky është një sinjal i qartë se qytetarët po kërkojnë ndryshim të vërtetë. Kjo frymë e re që u dëshmua në Gostivar dhe Vrapçisht, besoj se do të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Taravari.

Siç raporton Tetovasot, Taravari theksoi se koalicioni AKI është i gatshëm për zgjedhje parlamentare kurdo që ato të shpallen.
“Zgjedhjet parlamentare i pres në vitin 2026 – qoftë në maj, qoftë në tetor, kur të doni”, u shpreh ai.

Sipas Taravarit, rezultatet e fundit zgjedhore janë konfirmim se qytetarët po e mbështesin opsionin politik që, siç tha ai, ofron përfaqësim real dhe perspektivë të re për shqiptarët në vend.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com