Kryetari i Aleancës për Integrim, Arben Taravari, ka votuar sot në Gostivar, duke shprehur bindjen se qyteti do të vazhdojë të udhëhiqet nga Vlabon Limani.
“Sonte do të festojmë. Gostivari gjithmonë ka pasur kryetar dinjitoz dhe kësaj here do të kemi një ekip të ri që do ta udhëheqë qytetin me përgjegjësi dhe vizion”, u shpreh Taravari, përcjell TS.
Ai theksoi se, edhe pse dalja e votuesve është më e vogël, sipas informatave që disponon, kandidati i AKi-së gëzon përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët.
“Gostivari do të ketë festë sonte”, përfundoi Taravari, duke shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve të përsëritura në këtë komunë./TS/
Mgid