Të hënën, në sistemin ENER pritet të publikohet Propozim Ligji për Arsim të Lartë. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore të cilat synojnë rritjen e cilësisë akademike dhe depolitizimin e universiteteve.

Janevska riëprsëriti se fokusi kryesor do të jetë te kriteret për thirrjet akademike dhe optimizimit të fakulteteve në vend. Janevska ka bërë të qartë se nuk do të ketë më avancime akademike pa punë kërkimore të mirëfilltë.

“Ligji do të vendoset në ENER të hënën. Ajo që aktualisht ngjall interes në komunitetin akademik janë kriteret për zgjedhjen në thirrje, financimi i universiteteve dhe mundësitë për avancimin e të gjithë komunitetit akademik”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com