Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me tensionet e regjistruara në mesnatë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para Kryeministrisë. Mësohet se lidhur me incidentin janë arrestuar 4 persona.

Gjithashtu janë proceduar 6 të tjerë pasi kanë hedhur sende të forta drejt policisë. Nga kjo ngjarje kanë lënduar 2 efektivë. Proceduar janë edhe 3 persona të tjerë pasi sipas policisë kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.


Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital; referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com