Më 21.01.2026, në orën 04:50, në DPB-në e Kriva Pallankës është raportuar se në rrugën magjistrale Dogana Deve Bair – Kriva Pallankë, në territorin e fshatit Uzem, një kamion “Scania” me targa kosovare, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Sipas informacioneve të MPB-së, shoferi N.H. ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe mjeku i Shërbimit të Urgjencës ka konfirmuar vdekjen.
Mgid