Një nga pronarët e barit në Zvicër, Le Constellation, ka thënë se se lokali ishte menaxhuar sipas rregullave.

Jacques Moretti i tha medias zvicerane 24 Heures se ambienti ishte inspektuar tri herë gjatë dhjetë viteve dhe se “gjithçka ishte bërë sipas standardeve”.

Ai refuzoi një intervistë më të gjatë, duke thënë se “nuk ishte mirë” pas tragjedisë, raporton Sky News,përcjell Gazeta Express.

Moretti dhe bashkëshortja e tij Jessica, një çift francez, u intervistuan nga hetuesit si “persona të thirrur për të dhënë informacion” – pra jo nën akuzë – nga autoritetet hetuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume