“Sot, së bashku me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë dhe kryetarin e Shoqatës, vizituam disa pika grumbullimi me qëllim që të bëhet një pasqyrë e fazës përfundimtare të blerjes së duhanit”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
“Sipas të dhënave të fundit, deri më tani janë blerë 25,3 milionë kilogramë duhan nga korrja e fundit, me çmim mesatar prej 419,15 denarë për kilogram”, bëri të ditur ai.

Ministri Tripunovski shtoi se vlera totale e duhanit të blerë arrin rreth 170 milionë euro, nga të cilat 95,6% tashmë janë paguar për prodhuesit e duhanit që e kanë dorëzuar prodhimin e tyre.
“Ka mbetur edhe një sasi e vogël duhani e cila, sipas dinamikës së paraparë, do të blihet në periudhën në vijim. Çdo kompani grumbulluese do të ketë pikë të hapur deri në afatin përfundimtar të blerjes, i cili zgjat deri në fund të muajit shkurt”, sqaroi ministri.
