Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është shumë serioz për marrjen e kontrollit të Grenlandës, duke e cilësuar ishullin strategjik për sigurinë kombëtare të ShBA-së dhe të Europës.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të forta nga Danimarka. Kryeministrja Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo tentativë amerikane për aneksim do të rrezikonte NATO-n, duke theksuar se Grenlanda nuk është në shitje dhe se ShBA-ja nuk ka të drejtë mbi territorin.

Mbështetje për qëndrimin danez ka shprehur edhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili theksoi se e ardhmja e Grenlandës u përket vetëm Grenlandezëve dhe Mbretërisë së Danimarkës.

Trump tha se nuk ka një afat për veprime konkrete, por insistoi se nevoja për Grenlandën është urgjente.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com