Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat mbi importet e Koresë së Jugut në 25%, pasi akuzoi Seulin se “nuk po i përmbahet” një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar.

Në një postim në mediat sociale, Trump tha se do të rriste taksat mbi Korenë e Jugut nga 15% për një gamë produktesh, duke përfshirë automobila, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe “të gjitha tarifat tjera reciproke”, raporton BBC.

Trump tha se ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë qenë të ngadaltë në miratimin e marrëveshjes, ndërsa “ne kemi vepruar shpejt për të ulur tarifat tona në përputhje me Transaksionin e rënë dakord”.

Korea e Jugut thotë se nuk i është dhënë njoftim zyrtar për vendimin për të rritur tarifat mbi disa nga mallrat e saj dhe dëshiron bisedime urgjente me Uashingtonin për këtë çështje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com