Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur kërcënimin e tij me hakmarrje ndaj Iranit, nëse Teherani vë në shënjestër protestues që kanë dalë rrugëve në numër të konsiderueshëm për ta shprehur pakënaqësinë me regjimin.

“Unë ua kam bërë me dije se nëse fillojnë të vrasin njerëz, gjë që janë të prirur ta bëjnë gjatë trazirave… ne do t’i godasim shumë fort” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Kur intervistuesi i tha se dhjetëra njerëz janë vrarë në protesta, Trumpi ia ktheu duke i thënë se disa prej tyre kanë vdekur nga shtypja e tollovia e jo të gjitha vdekjet janë shkaktuar patjetër nga forcat e rendit.


“Nuk jam i sigurt se mund ta mbaj dikë përgjegjës patjetër për këtë, por… atyre u është thënë shumë fuqishëm – edhe më fuqishëm sesa që po flas me ty tani – se nëse e bëjnë këtë, do të duhet që ta paguajnë me ferr” – tha presidenti amerikan.

Kur iu kërkua që t’u jepte një porosi protestuesve antiqeveritarë në Irani, Trumpi tha: “Duhet të ndieni fuqishëm për lirinë… Ju jeni popull trim. Është turp ajo që i ka ndodhur vendit tuaj. Vendi juaj ishte vend i mrekullueshëm.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com