Ushtria izraelite ka arrestuar rreth 100 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë javës së kaluar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite pretendohet se rreth 100 palestinezë që u arrestuan në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë javës së kaluar ishin “persona në kërkim”.
Sipas deklaratës, 38 palestinezë u arrestuan në bastisjet e kryera në më shumë se 15 qytete në Bregun Perëndimor qendror. Ushtria izraelite pretendon se midis të arrestuarve ndodheshin anëtarë të Hamasit.
Bëhet e ditur se 18 palestinezë u ndaluan në Hebron dhe 22 në Beit Umar, të dyja të vendosura në Bregun Perëndimor jugor të pushtuar. Forcat izraelite u ndaluan 16 palestinezë në Qubatiyah dhe 6 në Burqin.
Televizioni izraelit “Channel 12” në lajmin e tij dje tha se “në dritën e zhvillimeve në Iran, ushtria izraelite po përshpejton përgatitjet e saj për një luftë të mundshme të papritur në tre fronte kryesore që përfshin Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor”.
Organizatat palestineze për të drejtat e njeriut thonë se Izraeli po përshkallëzon gjithnjë e më shumë politikat e tij të arrestimit dhe shtypjes në Bregun Perëndimor. Sipas këtyre organizatave, në vitin 2025 u regjistruan rreth 7.000 arrestime, prej të cilëve 600 fëmijë dhe 200 gra.
Izraeli ka arrestuar 21 mijë palestinezë që nga 8 tetori 2023, përfshirë 1.655 fëmijë dhe 650 gra. Kjo shifër nuk përfshin të arrestuarit nga Gaza dhe territoret e pushtuara të vitit 1948.