Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, gjatë trasmetimit live ka komentuar rezultatet paraprake të numërimit të votave në komunën e Gostivarit, njofton TS.
Ai njoftoi se deri tani janë numëruar rreth 40% të votave dhe sipas të dhënave nga shtabi i tij, ai po prin mbi kundërkandidatin Nevzat Bejtës me një diferencë të konsiderueshme, pothuajse dyfishin e votave.
“Jam falënderues për besimin e qytetarëve dhe do të vazhdojmë të ndjekim procesin e numërimit në mënyrë transparente,” tha Limani, duke shtuar se rezultatet paraprake tregojnë mbështetje të gjerë në shumë vendvotime.
Portali Tetova Sot po sjell pamje LIVE nga shtabi i Limanit në Gostivar, duke informuar qytetarët për çdo zhvillim në numërimin e votave dhe rezultatet paraprake. Rezultatet finale do të shpallen pas përfundimit të numërimit në të gjitha vendvotimet.