Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka shpallur fitoren në komunën e Gostivarit pas përfundimit të numërimit të votave, raporton TS.
Limani ka marrë 64% të votave, duke fituar me një raport 2 me 1 kundrejt kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejtës nga lista e Vlenit.
Në një deklaratë live për mediat, Limani falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo fitore është një motiv shtesë për të punuar me përkushtim dhe transparencë për zhvillimin e komunës.
“Jam shumë i lumtur për mbështetjen e qytetarëve dhe kjo fitore na obligon të vazhdojmë punën për realizimin e projekteve që qytetarët presin,” tha Limani.
Mgid