Niveli i ujit të lumit Vardar në Shkup vazhdon të jetë i rritur dhe ka arritur nivelin kritik pas reshjeve të dendura që përfshinë vendin gjatë ditëve të fundit. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes pranë shtratit të lumit, veçanërisht në pjesët më të ulëta dhe dobët të ndriçuara përgjatë bregut (kejit).

Sipas parashikimeve më të fundit, edhe në orët në vijim niveli i lumenjve do të mbetet i lartë në Shkup dhe në pjesët e sipërme të pellgjeve ujëmbledhëse, megjithëse pritet një rënie graduale gjatë natës.

Aktualisht, në pjesën më të madhe të vendit ka reshje të përziera, ndërsa me depërtimin e ajrit të ftohtë nga veriu, shiu gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të shndërrohet në borë. Rreziku më i madh nga vërshime lokale dhe grumbullime uji paraqitet në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore, ku reshjet për një kohë më të gjatë do të mbeten shi para se të kalojnë në borë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com