Në Klinikën Infektive, dje ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar, te i cili laboratorikisht ishte konfirmuar gripi A.
Pacienti, siç informoi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, kishte komorbiditete dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit sezonal, ndonëse bënte pjesë në grupin e rrezikut.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Pacienti u soll në gjendje jashtëzakonisht të rëndë të përgjithshme, me bronkopneumoni masive të zhvilluar. Menjëherë u trajtua nga ekipi mjekësor në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra, për fat të keq pacienti ndërroi jetë. Duhet theksuar se pacienti kishte disa komorbiditete: sëmundje pulmonare obstruktive kronike, kardiomiopati dhe sëmundje të tjera. Është shumë e rëndësishme të theksohet edhe një herë se pacienti nuk ishte i vaksinuar, megjithëse bënte pjesë në grupin e pacientëve që duhej të merrnin vaksinën sezonale kundër gripit” deklaroi Cana.

Pacienti ishte nga brendësia e vendit dhe u soll në gjendje shumë të rëndë. Menjëherë u vendos në ventilim mekanik, ndërsa simptomat kishin zgjatur pesë ditë para pranimit në spital.
Në Klinikë, sipas Canës, aktualisht janë të hospitalizuar rreth 25–30 pacientë me grip. Një pjesë kanë gjendje klinike më të lehtë, të tjerë më të rëndë, disa me mbështetje me oksigjen, ndërsa vetëm një pacient është në ventilim mekanik si rast më i rëndë.
Kjo është viktima e dytë nga gripi këtë sezon, pasi javën e kaluar në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një paciente 75-vjeçare me grip.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com