Vëllai i ish-deputetes së VV-së bëhet sekretar në Ministrinë e Sveçlës, thotë se u transferua përkohësisht në këtë pozitë
Genc Metaj, i cili deri më tani ka drejtuar Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, është transferuar si ushtrues detyre i sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të së cilës funksionon edhe agjencia që ai e drejtoi deri në fund të vitit.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar vetë Metaj.
“Jam transfer i përkohshëm. Transferimi është bërë para Vitit të Ri.”, tha ai.
Metaj, vëllai i ish-deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, ishte përzgjedhur drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në shtator të vitit 2024.
Ai ka mohuar çdo ndikim të motrës së tij në këtë vendim.
“Po jo bre, çfarti? Çfarë të ndikimi motra jem. Unë kam qenë pjesëtar i MPB. Mos u merrni me asi sene të lutem.”, mohoi Metaj.
Ndërkohë në faqen zyrtare të MPB-së, te seksioni i Sekretarit të Përgjtishëm, ende nuk figuron ndonjë e dhënë për transferimin e tij. Aty shfaqet vetëm numri konktaktues i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.