Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, deklaroi se Venezuela është nën “sulm” dhe po goditet me “raketa”.

“Karakasi është nën sulm tani. Njoftoni botën: Venezuela është sulmuar”, shkruan ai në platformën X.

“Ata po bombardojnë me raketa. OAS (Organizata e Shteteve Amerikane) dhe OKB duhet të takohen menjëherë,” shtoi ai.


Ndërkohë, qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për këtë sulm, duke thënë se “hedh poshtë, përbuz dhe denoncon” atë që e quajti “agresion ushtarak” të SHBA-së

Venezuela gjithashtu akuzoi SHBA-në se po përpiqej të “konfiskonte burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj, duke u përpjekur të thyente me forcë pavarësinë politike të vendit”.

Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe rrezikon seriozisht jetën e miliona njerëzve,” përfundoi qeveria venezuelase.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com