Një valë gjigante, e njohur si “meteo-cunami”, u shfaq në Argjentinë duke shkaktuar një viktimë dhe 35 të lënduar, disa prej tyre rëndë në zonën e Santa Clara del Mar, Camet dhe Mar del Plata.

Banorët dhe turistët që po shijonin një ditë të nxehtë në plazh ndërsa sipas Mbrojtjes Civile të Provincës së Buenos Airesit, burri humbi jetën pasi u përplas në disa shkëmbinj gjatë valës.

Një tjetrër person pësoi atak në zemër ndërsa 45 të tjerë pësuan lëndime të ndryshme. Fenomeni shkaktohet nga një front i ftohtë që ndryshon presionin e ajrit, duke shtyrë masën e ujit dhe krijuar valën e papritur.

Dëshmitarët raportuan se uji u tërhoq për disa minuta nga bregu, përpara se të rikthehej papritur me një valë rreth pesë metra e lartë, që rrëmbeu çadrat, karriget dhe njerëzit në plazh. “Ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë më parë,” tha Sofía Giménez, gazetarja që ndodhej në Santa Clara del Mar.

Rojet bregdetare, mes të cilëve Maximiliano Prensky, punuan për të nxjerrë njerëzit nga uji. “Filluam të fryjmë bilbila paralajmëruese, por me nxehtësinë dhe turmën njerëzit mbetën në ujë. U formua një vorbull e zezë, ishte tmerrësisht e rrezikshme,” tha Prensky për TN.

Oqeanografi Walter Dragani dhe Fabián García nga Mbrojtja Civile konfirmuan se fenomeni mund të quhet “meteo-cunami” dhe se ngjarje të tilla ndodhin rrallë, shpesh në mënyrë të paparashikueshme. Një incident i ngjashëm kishte ndodhur dy ose tre vjet më parë natën në Mar del Plata, por pa shkaktuar lëndime, për shkak të errësirës.

Kreu i sindikatës së rojeve të plazhit, Nahuel Nardone, theksoi se valët e fuqishme u shtrinë përgjatë pjesës më të madhe të bregdetit të Mar del Plata dhe se fenomeni nuk është i zakonshëm. “Ishte një lloj ‘mini-cunami’, me një tërheqje shumë të konsiderueshme të nivelit të detit që rrëmbeu njerëzit në plazh,” shtoi ai për La Capital.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe nuk përjashtojnë masa të mëtejshme sigurie për qytetet përgjatë bregdetit të Atlantikut.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com