Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili vodhi shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar.
Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier, një pjesë e të cilave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.