Me energji të re dhe vendosmëri të plotë për të udhëhequr proceset reformuese, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai kryesuan takimin koordinativ me përfaqësuesit e ekzekutivit nga radhët e koalicionit VLEN, duke dërguar një mesazh të qartë: viti që kemi përpara do të jetë vit i punës së madhe dhe i rezultateve konkrete.
Në këtë takim u riafirmua uniteti i plotë i VLEN-it për t’u prirë projekteve strategjike dhe proceseve kyçe shtetërore. U vlerësua puna e deritanishme e realizuar në institucione, por njëkohësisht u theksua se ritmi i reformave do të intensifikohet edhe më tej.
Koalicioni VLEN mbetet i fokusuar dhe i bashkuar për të përballuar sfidat që na presin, duke e bërë këtë vit një vit vendimtar për zbatimin e reformave, realizimin e projekteve madhore dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve.
Me lidership të qartë, koordinim të fortë dhe vullnet politik të palëkundur, VLEN është e gatshme të shndërrojë përgjegjësinë qeverisëse në rezultate të prekshme për çdo qytetar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com