Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, në një konferencë për shtyp i bëri thirrje Prokurorisë Publike që ta hetojë rastin lidhur me pretendimet e dr. Zhan Mitrevit për tentativë për marrjen e spitalit të tij.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

VMRO-DPMNE e akuzoi liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se përmes urgjencave dhe presioneve ka tentuar të marrë nën kontroll klinikën private “Zhan Mitrev”. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se Filipçe, në periudhën kur ishte ministër i Shëndetësisë, me ndihmën e ish-kryeministrit Zoran Zaev, ka tentuar t’ia marrë pronësinë e spitalit kardiokirurgut Zhan Mitrev.

“Përmes institucioneve, Mitrevit i janë bllokuar llogaria personale dhe llogaria e spitalit, ndërsa presioni ka shkuar deri aty sa i është ndaluar edhe shitja e spitalit. Në dëshminë e tij, Mitrev thotë se pasi individë të caktuar nga pushteti i atëhershëm – ku natyrisht bëhet fjalë për Zaevin dhe Filipçen – kanë shprehur dëshirë t’ia marrin spitalin, vetëm pas një jave Prokuroria Publike ia ka hequr ndalesën. Si është e mundur kjo, pyesim ne? Gjithashtu, dr. Zhan Mitrev zbulon se kanë dashur ta blejnë spitalin me një çmim shumë më të ulët se vlera reale dhe ajo e tregut”, tha Stojanoski.

Nga VMRO-DPMNE i bënë thirrje Prokurorisë Publike që ta hetojë këtë rast.

“VMRO-DPMNE është e tmerruar nga ajo se deri ku kanë qenë të gatshëm të shkojnë Filipçe dhe mentori i tij Zaev vetëm për t’u pasuruar. Ndërkohë që njerëzit vdisnin çdo ditë nga kriza e COVID-it, për të cilën Filipçe dhe Zaev nuk siguruan vaksina me kohë, ata janë marrë me skenarë për marrjen e pronësisë së spitalit ‘Zhan Mitrev’. Në vend që të mendonin për mirëqenien e qytetarëve, për këtë dyshe dëgjojmë: ndërtesa, kompani automobilistike, kompani ajrore, anekse, kontrata, tenderë, furnizime, e tani edhe spitale”, shtoi Stojanoski.

Më herët, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, paralajmëroi se do të paraqesë padi për shpifje kundër, siç tha ai, “urdhërdhënësve dhe ekzekutuesit”, për shkak të shtimit të sulmeve ndaj tij nga partia në pushtet VMRO-DPMNE. Ai tha se kupa u mbush me akuzën e djeshme lidhur me dr. Zhan Mitrevin, në të cilën Filipçes i imputohet se ka ushtruar shantazh ndaj spitalit privat të Mitrevit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com