Vrasja e 37-vjeçarit në SHBA, Trump: Agjentët bënë punën e tyre, faji është i Guvernatorit dhe Kryetarit të Bashkisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi të shtunën guvernatorin e Minesotës dhe kryetarin e bashkisë së Minneapolis, për “nxitje të trazirave” në shtet, pasi ata kërkuan tërheqjen e agjentëve federalë, pas të shtënave të dyta fatale ndaj një qytetari amerikan gjatë një operacioni të ICE-së.
Sipas tij, kryebashkiaku dhe guvernatori nxitën një trazirë me retorikën e tyre pompoze, të rrezikshme dhe arrogante.
“Ku është policia lokale? Pse nuk u lejua të mbronin oficerët e ICE-së? Kryetari i bashkisë dhe Guvernatori i nxorën jashtë? Thuhet se shumë prej këtyre oficerëve të policisë nuk u lejua të bënin punën e tyre, se ICE-së iu desh të mbronte veten. Nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë!”, postoi Trump në Truth Social, duke justifikuar veprimet e agjentëve.
Ai theksoi se “ata duhet ta lënë” policinë e imigracionit “të qetë të bëjë punën e tyre”.
Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), burri i vrarë kishte në zotërim një pistoletë gjysmëautomatike dhe “rezistoi dhunshëm” përpara se të qëllohej nga një agjent.
Një video e postuar në mediat sociale dhe e verifikuar nga autoritetet, tregon disa oficerë të veshur me jelekë antiplumb me fjalët “Policia” të shkruara mbi to, duke u përpjekur të rrëzojnë një burrë në tokë dhe më pas ta rrahin. Dëgjohet një e shtënë dhe oficerët largohen nga burri, i cili është shtrirë në rrugë, dhe e qëllojnë disa herë.
Sakaq, DHS postoi një foto të një arme në Platformën X që tha se ishte në posedim të viktimës.
“Duket si një situatë ku një individ donte të shkaktonte dëme maksimale dhe masakër, duke i dhënë forcë zbatimit të ligjit”, ka shkruar DHS.