Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në zyrën e tij Benjat Bakijin, të cilit i ka uruar personalisht emërimin si Drejtor i ri i Inspektoratit Shtetëror Komunal.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Fetai vlerësoi përvojën e gjerë profesionale të Bakijit, duke theksuar angazhimin e tij të mëparshëm si udhëheqës sektori në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive. Sipas tij, kjo përvojë përbën bazë të fortë për udhëheqjen me përkushtim dhe integritet të Inspektoratit Shtetëror Komunal, si dhe për përmirësimin e shërbimeve komunale në mbarë vendin.

Zëvendëskryeministri Fetai i uroi suksese Bakijit në përgjegjësitë e reja, duke shprehur bindjen se sektori komunal është në duar të afta.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com