Sot, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Andrash Klajn.
Gjatë takimit dypalësh, Ministri Sali u fokusua në procesin e eurointegrimeve, duke vënë theks të veçantë në dinamikën e përshpejtuar të reformave dhe vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Hungaria, si një partner i rëndësishëm në këtë proces.
Nga ana e tij, Ambasadori Klajn rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com