Njoftojmë opinionin publik se Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, do të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit (Davos Leadership Gathering), i cili do të mbahet në Davos nga data 19 deri më 22 janar.

Takimi i Lidershipit në Davos do të mbledhë liderë botërorë, ekonomistë, bankierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me qëllim diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri i Parë do t’i drejtohet forumit në kuadër të një paneli diskutimi, ku do të trajtohen temat e ndryshimeve klimatike, konflikteve globale dhe përkujdesjes sociale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com