Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me deputeten Ilire Dauti, përfaqësues dhe anëtarë të partisë, morën pjesë në shtabin e fitores së Zulhajrat Demirit, në Dobërdoll dhe Gradec.
Fryma e fitores së Zulit në Komunën e Vrapçishtit vërehet tanimë në çdo vendbanim, lagje e fshat, ku mbështetja dhe mobilizimi i vetë banorëve vërehej në fytyrat e gjithësecilit prej tyre që takuam.
Vrapçishti meriton ndryshim, qeverisje të drejtë dhe zhvillim.

“Komuna e Vrapçishtit po bëhet me një kryetar siç e meriton, njeri besnik e të fjalës, të punës dhe sukseseve. Fitorja e Zulit do të jetë sihariqi më i mirë fillimisht për vetë banorët e kësaj komune. Ata e njohin më së miri, sepse ata vetë e kërkuan dhe tani bashkë po punojnë me vendosmëri për këtë fitore. Si në çdo vendbanim tjetër, këtë frymë e ndjemë edhe sonte në Dobërdoll e Gradec.
Neve s’na ngelet gjë tjetër vetëm se ta mbështesim maksimalisht edhe këto ditë të mbetura e t’i urojmë ata dhe Zulin, për suksese të dielën dhe gjatë qeverisjes së drejtë që po vjen në këtë komunë!”, ka shkruar Ziadin Seka në postimin e tij pas takimit në shtabin e kandidatit, Zulhajrat Demiri në Dobërdoll dhe Gradec.


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com