Një zjarr me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 13 janarit në Tetovë. Rreth orës 19:20, në rrugën “180”, është përfshirë nga flakët një banesë në pronësi të O.S. (76), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, djali i tij M.S. (51) ka pësuar lëndime nga djegiet dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, ndërsa këqyrja është kryer nga prokurori publik dhe SPB Tetovë.TS
Mgid