Pas brohoritjeve dhe incidenteve të fundit në stadiumet maqedonase, sot janë shënuar provokime edhe në stadiumet shqiptare. Në Komunën e Tearcës janë shfaqur mbishkrime fyese me përmbajtje nxitëse urrejtjeje, të cilat janë parë në stadiumin lokal.

Banorët dhe përfaqësuesit lokalë të Tearcës kanë reaguar menjëherë, duke i cilësuar këto mbishkrime si provokime të ulëta që rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ata kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar hetim urgjent për të zbardhur autorët e këtij akti, përcjell TS.

Sipas tyre, këto veprime nxisin tensione mes komuniteteve shqiptare dhe maqedonase, veçanërisht duke pasur parasysh se në Komunën e Tearcës jetojnë edhe qytetarë nga komuniteti maqedonas.

Nga ana tjetër, policia deri më tani nuk ka dhënë sqarime zyrtare lidhur me autorët e këtyre mbishkrimeve dhe hetimet janë në vazhdim./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com