57-vjeçari nga Shqipëria kapet duke vjedhur telefona në Tetovë, rrihet nga dy qytetarë, të tre përfundojnë në polici
Më datë 03.02.2026, në ora 18:50 në rrugën “linden” në
Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të
dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se nga
një objekt shitjeje ka marrë telefona celularë.
Më vonë, në ora 23:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria edhe I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova.
Ata janë denoncuar nga I.T. se në periudhën prej orës 18:00 deri
në 19:00 në rrugën “Ilinden” pas një debati paraprak për telefona celularë, e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.
Mgid