Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pak para mesnatës në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv.

Siç tha ajo, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar edhe tetë automjete të tjera që ishin të parkuara pranë një qendre tregtare në lagjen Kalabria.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar tutje Ahmeti./Klankosova.tv

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com