Mjaft është, ka shpresë, lëreni duhanin dhe me të vërtet do të shihni sa më mirë do të bëhet.

Këtë apel e dërgoi prof. dr. Oliver Zafirovski, i cili ngre alarmin për numrin e lartë të duhanpirësve në vendin tonë, sidomos te moshat e reja. Theksoi se mosha e fillimit të konsumimit të duhanit ka rënë ndjeshëm, duke arritur nga 12 deri në 14 vjeç, ndërsa shqetësuese mbetet rritja e përdorimit të cigareve elektronike tek fëmijët dhe të rinjtë.

“Sipas statistikave mosha e konsumimit të duhanit tashmë ka rënë në 12 deri në 14 vjeç dhe gjithnjë e më shumë fëmijë të mitururit po fillojnë të përdorin produkte të duhanit. Ajo që është edhe më shqetësuese është se gjithnjë e më shumë po bëhen trend cigaret elektronike. Edhe pse ka propagandë se ato nuk janë aspak të dëmshme, e kundërta është e vërtetë – ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë pasoja të rënda dhe afatgjata për mushkëritë e ndjeshme të fëmijëve”, u shpreh Oliver Zafirovski – drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

Ne e mbështesim këtë projektligjin për mbrojte nga duhani, tha Zafirovski, sepse nuk bëhet fjalë për ndëshkim, por për mbrojtje të drejtpërdrejtë si të të rinjve ashtu edhe të të rriturve, duke pasur parasysh se një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së kancerit të mushkërive është nikotina, përkatësisht pirja e duhanit.

“Nuk janë vetëm mushkëritë ato që dëmtohen, por edhe zemra dhe të gjitha sistemet tjera, për këtë arsye ne themi se ky është një nga ligjet më të mira që duam të zbatohet, është në interes të qytetarëve tanë”, theksoi Oliver Zafirovski – drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

Ai bëri të ditur se në Klinikën e Pulmologjisë funksionon edhe shërbim për ndihmë psikologjike për lënien e duhanit, megjithëse një numër i vogël i pacientëve e përfundojnë trajtimin. Klinika, siç tha ai, planifikon projekte edukative në shkolla fillore dhe të mesme për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com