Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka dalë publikisht me një mesazh mbështetjeje për Bilall Kasami, duke theksuar se ai duhet të jetë kryetar i VLEN informon Tetovasot.
Në postimin e tij në rrjete sociale, Qamili ka shkruar mesazhin e drejtpërdrejtë: “Na prij, kryetar”, duke e cilësuar Kasamin si figurën që duhet ta udhëheqë VLEN-in në këtë fazë politike.
Ky reagim vjen në një moment të ndjeshëm në kohën kur brenda VLEN-it dhe partive përbërëse të tij po zhvillohen debate të forta rreth drejtimit politik dhe udhëheqjes së koalicionit transmeton tetovasot.
Mesazhi i Qamilit shihet si përkrahje e hapur politike për rolin udhëheqës të Bilall Kasamit në strukturën e VLEN-it, në mes të krizave dhe përplasjeve të brendshme që po e shoqërojnë këtë bllok politik.Tetovasot
