Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot vizituan ambientet e reja të Institutit të Mjekësisë Transfuzive në Tetovë.

“Me promovimin e sotëm përmbyllim plotësisht procesin e rikonstruksionit të kapaciteteve të reja hapësinore të Institutit të Mjekësisë Transfuzive në Tetovë. Për këtë qëllim, nga Instituti janë investuar rreth 8.3 milionë denarë. Qendra Rajonale e Transfuzionit në Tetovë, si pjesë përbërëse e Institutit, përfshin edhe tre qendra më të vogla: në Gostivar, Kërçovë dhe Strugë. Kjo qendër rajonale përpunon gjakun e mbledhur nga qendrat e tjera, ofron shërbime ambulatore shëndetësore për pacientët, organizon aksione për dhurimin e gjakut dhe furnizon klinikat dhe spitalet e këtij rajoni me gjak dhe produkte të gjakut,”- theksoi ministri Aliu gjatë vizitës.

Ai theksoi se Ministria në vazhdimësi punon edhe për forcimin e kapaciteteve kadrovike, veçanërisht në institucionet ku janë evidentuar persona të angazhuar për një kohë të gjatë me kontrata në vepër.

“Në Institutin e Mjekësisë Transfuzive, i cili ka shërbime rajonale në mbarë vendin, në fund të vitit të kaluar përfundoi konkursi për punësim dhe tashmë janë punësuar gjithsej 48 persona, një pjesë e të cilëve edhe këtu, në Institutin e Mjekësisë Transfuzive në Tetovë. Vazhdon angazhimi ynë për forcimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore në institucionet publike shëndetësore, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore më të qasshme dhe më cilësore për të gjithë qytetarët e vendit,”- shtoi Aliu.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com