Sot, Ambasadori i Republikës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, z. Paolo Palminteri, realizoi një vizitë përuruese në Komunën e Gostivarit, ku u prit nga kryetari i komunës, z. Valbon Limani.

Gjatë takimit, ambasadori Palminteri ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Komunën e Gostivarit. Ai shprehu interesin për nxitjen e mësimit dhe përfshirjes së gjuhës italiane në shkollat lokale, si një urë lidhëse mes dy vendeve.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu kontributin e qytetarëve të komunës që jetojnë në Itali, duke theksuar rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë italiane në fushat e ekonomisë, sportit dhe kulturës.

Kryetari Limani shprehu mirënjohjen për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian, duke informuar ambasadorin mbi zhvillimet e fundit në komunë, funksionimin e administratës pas zgjedhjeve lokale dhe sfidat aktuale me të cilat përballet pushteti vendor.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume