Latif Arifi, koordinator nacional në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se Arben Fetai, si shqiptari i parë në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, po dërgon mesazh të qartë se lufta kundër korrupsionit nuk është ceremoniale, por goditje direkte ndaj pasurisë dhe rrënjëve të tij.

Ai ka theksuar se ky zhvillim përbën çarje serioze në një sistem ku për vite me radhë pushteti ka mbrojtur të paprekshmit, duke nënvizuar se përmes këtij procesi po vendoset vijë e qartë mes kompromisit dhe integritetit.

Sipas Arifit, kjo është dëshmi se koalicioni VLEN po ndërton institucione të bazuara në transparencë dhe llogaridhënie.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com