Më 03.02.2026, në orën 02:40, në rr. “Dimitar Vllahov” në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.T. (29) nga Velesi. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “BMV” me targa të Velesit, të cilin e drejtonte, me ç’rast paraqiti për kontroll patentë shoferi të falsifikuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila iu konfiskua. Ndërkaq, në patentën e shoferit maqedonase është regjistruar ndalimi aktiv për drejtimin e mjetit motorik. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
Më 03.02.2026 në orën 00:10 në Dellçevë, nëunës policorë të NJPB Dellçevë e privuan nga liria K.P. (31) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafik, në bul. “Maqedonia” në Dellçevë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “BMV” me targa të Dellçevës, të cilin e drejtonte, me ç’rast u konstatua se e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
Më 02.02.2026, në orën 18:00, në hyrje të fshatit Batincë, komuna e Studeniçanit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.I. (24) nga fshati Batincë. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se automjetin e drejtonte me ndalim të regjistruar për drejtimin e mjetit motorik nga 22.12.2025 deri më 21.04.2026. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
Më 02.02.2026 në orën 15:33 në rr. “8 Shtatori” në Manastir, nëpunës policorë SPB Manastir e privuan nga liria E.M. (43) nga Manastiri. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Hjundai” me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu sekuestrua.
Më 02.02.2026 në orën 14:31 në rrugën Manastir-Demir Hisar, pranë fshatit Kukureçan, rrrethina e Manastirit, nëpunësit policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria M.A. (24) nga Demir Hisari. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë e ndaluan një automjet udhëtarësh “BMV” me targa të Demir Hisarit, të cilin e drejtonte, me ç’rast u konstatua se automjetin e drejtonte pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
Më 02.02.2026 në orën 13:45 në rrugën “Kuzman Josifoski” në Prilep, nëpunësit policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria A.I. (39) nga fshati Norovë, rrethina e Krushevës. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunë[sit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Alfa Romeo” me targa të Krushevës, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se ai po e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi u ndalua në stacion policor, dhe automjeti iu konfiskua.
Më 02.02.2026 në orën 12:30 në rrugën “Filipi II i Maqedonisë” në Manastir, nëpunësit policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria D.B. (37) nga Manastiri. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti iu konfiskua.
Më 02.02.2026 në orën 10:30 në rrugën për në f. Bistricë, rrethina e Manastirit, nëpunësit policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria Sh.B. (34) nga f. Ostrec, rrethina e Manastirit. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, dhe u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti iu konfiskua.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.