Më 04.02.2026, në orën 18:00 në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri, dhe për shkak se e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e mjetit motorik, pas udhëzimeve të marra nga prokurori publik, 16-vjeçari është privuar nga liria dhe me të është kryer bisedë zyrtare në prani të prindit, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal, “drejtim i papërgjegjshëm i mjetit motorik”.
Mgid