Më 02.02.2026, në orën 17:20, në rrugën “Partizanska” në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria F.Zh. (37) nga f. Veleshtë i Strugës. Gjatë kontrollit të një automjeti të parkuar udhëtarësh “Daçia Duster” me targa kombëtare shqiptare, në të cilin ndodhej ai, nëpunësit policorë gjetën një valixhe të hapur dhe një qese me marihuanë, ndërsa në hapësirën e bagazhin janë gjetur një pako me një substancë pluhurore të bardhë, dy pistoleta, 105 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale dhe sende të tjera. Sendet e gjetura janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.



Mgid