Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela, ka vijuar me hapat e tjerë të riorganizimit para Kongresit që pritet të mbahet në pranverë.
Në vazhdën e aktiviteteve është lansuar edhe një platformë online për anëtarët e rinj që duan ti bashkabgjiten këtij subjekti.
Në faqen zyrtare të partësië është publikuar linku dhe një QR kod ku anëtarët e rinj mund të gjejnë formularin për anëtsrësim. Njoftimi i plotë nga ASH-Ziadin Sela: Bëhu pjesë e Aleancës për Shqiptarët📌https://forms.office.com/r/sZshkqLX4e
Të dashura motra dhe vëllezër, Të gjithë ju që na keni mbështetur dhe po na mbështetni, ju me të cilët ndajmë idealin e njëjtë, por që ende nuk jeni aktivizuar.
Bëhuni pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët, duke plotësuar formularin për anëtarësim në linkun e mësipërm ose duke skanuar QR Kodin në foton e më poshtme. Ju faleminderit, Na priftë e mbara! – Aleanca për Shqiptarët – Ziadin Sela, Kryetar