Më 04.02.2026, në orën 22:00, në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria A.M. (38) nga Kavadari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore e Kavadarit, ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, krehër me një fishek, një pistoletë me ajër, dy revolverë dhe 58 fishekë 9 mm, të cilët i posedonte pa dokumentacion përkatës.
Ai u ndalua në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Mgid